U përfol për ndarje, Patris Berisha shuan kureshtjen, tregon si është e vërteta

22:30 | 16 Shkurt 2020
Trina Galanxhi

Pas Tunës, reagimi i radhës ka ardhur nga Patris Berisha lidhur me zërat për një ndarje të mundshme në çift. Ata nuk ndiqen më në “Instagram” dhe Tuna e ka hequr mbiemrin e partnerit nga ky rrjet social.

Të gjitha këto shenja bënë që publiku të mendojë se çifti është drejt divorcit.

I ftuar në një emission televiziv në Kosovë, Patrisi hodhi poshtë të gjitha zërat dhe se nëse ndonjëherë do të ketë ndarje mes tyre, atëherë do të jetë vetë ai që do ta bëjë publik lajmin.

“Patjetër që vazhdoj të jem me Tunën. Në momentin që nuk do jem edhe unë do ta bëj shumë publike se nuk është asgjë. Në momentin që ndahemi, ishalla e do Zoti kurrë mos të ndahen dy persona, por edhe nëse ndahen, do ta bëjmë publike. Secili lufton për një lidhje të mirë, por thashethemet nuk ndalen kurrë”, – u shpreh ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme