Aktorja e njohur, Jonida Vokshi, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Xing me Ermalin”.
Ajo ka folur gjerë e gjatë rreth karrierës së saj, ndërsa nuk ka hezituar që t’i shpalos edhe më të rejat në jetën e saj private.
Ndonëse nuk përflitej, aktorja ka preferuar ta zbulojë vet lidhjen e saj me aktorin dhe producentin e njohur kosovar, Besnik Krapin.
Ata kanë qenë të dy së bashku aktorët të hit serialit “O Sa Mirë” në dy sezonet e para, përkatësisht Jonida në rolin e vajzës tiranase (Elizabeta), dhe Besniku në rolin e prizrenasit (Mesuti).
Dhe duket se është pikërisht ky serial zanafilla e gjithçkaje, ngase edhe vet aktorja gjatë emisionit e ka pranuar se aty filluan shikimet e para dhe takimet mes dyshes.
“Unë me të jam njohur tek seriali “O sa mirë”, pasi ishim të dy pjesë e kastit. Kemi qenë miq në fillim dhe duke u njohur dhe duke kaluar kohë bashkë u dashuruam. Si dy të dashuruar vjen një moment që konkludohet dashuria”, ka thënë Jonida.
Tutje, e pyetur nga Ermali nëse dyshja do të martohen, aktorja nga Shqipëria e ka pohuar edhe një gjë të tillë.
“Po do bëjmë dasmë, do kërcejmë pak”, ka thënë ndër të tjerash ajo.
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...