U ndalua nga policia e më pas u lirua, deklarohet aktori Rezart Veleshnja

16:41 | 13 Dhjetor 2024
R J

Aktori shqiptar, Rezart Veleshnja, u ndalua gjatë ditës së sotme nga forcat policore nën dyshimin për mashtrim, por më pas, në seancën e sotme gjyqësore, u vendos se ‘arrestimi i tij ishte i paligjshëm’.

Arrestohet në Shqipëri aktori Rezart Veleshnja

Kështu, aktori u lirua dhe Gjykata e Durrësit caktoi masën detyrim paraqitje.

Ndërkohë, më pas, Veleshnja reagoi përmes një videoje në rrjetet sociale, ku tregon versionin e tij për ngjarjen.

“Ju përshëndesim nga Pogradeci! Ideja është që është një automjet që e kam përdorur unë. Ai automjet kishte humbur, ndërkohë që unë thjesht e kam përdorur. Dhe sot e kësaj dite është gjetur se kush e ka pasur. Kaq! Nuk ka asnjë gjë këtu, jo u arrestua jo… turp! Ishte një automjet që kishte humbur, kaq! E kam përdorur dikur, por unë s’kam lidhje më me atë makinë pasi e kam hequr”, është shprehur aktori.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme