Çfarë të përbashkët ka Pamela Anderson me Joan Collin dhe Kenny Rogers? Të tre kanë qenë të martuar pesë herë.
Të hënën, Anderson habiti të gjithë ndërsa njoftoi se u martua me producentin e njohur Jon Peter në një ceremoni private, duke e bërë atë burrin e saj të katërt dhe martesën e pestë.
Aktorja 52-vjeçare ka pasur një histori romantike unike, kështu që ja një vështrim prapa te burrat me të cilët është martuar:
Tommy Lee
Martesa e parë e Anderson ishte në vitin 1995 kur ajo kurorëzoi dashurinë me Tommy Lee.
Gjëja tronditëse për martesën e tyre është se ajo ndodhi vetëm katër ditë pas takimeve të tyre. Jo katër javë, jo katër muaj, jo katër vjet – katër ditë. Menjëherë pas martesës së tyre, u lëshua një kasetë e çiftit në internet, duke tërhequr vëmendjen e madhe të publikut.
Martesa zgjati tre vjet, dhe ata ndajnë dy fëmijë së bashku, Brandon dhe Dylan.
Sipas revistës People, divorci erdhi pasi Lee, tani 57-vjeç, sulmoi Anderson, duke e shkelmuar atë teksa ajo raportohej se mbante të riun Dylan.
Lee vuajti gjashtë muaj në burg, ai dhe Anderson u ribashkuan, në një moment, por përfundimisht u ndanë në 2001.
Historia nuk mbaron këtu, megjithatë. Dyshja u kthyen përsëri në 2008 dhe madje filluan të jetojnë me njëri-tjetrin, por që u ndanë pak ditë më vonë.
Kid Rock
Midis marrëdhënies së saj me Lee, Anderson ishte martuar me muzikantin Kid Rock, nga 2006 deri në 2007.
Ata së pari u njoftuan në 2001, u fejuan në 2002 dhe u ndanë në vitin 2003. Tre vjet më vonë, dyshja lajmëruan martesën e tyre.
Pas dasmës në vitin 2003, çifti u divorcua menjëherë pas, duke përmendur “dallime të pakonkurueshme”.
Rick Salomon
Në vitin 2007, Anderson zbuloi në “The Ellen DeGeneres Show” se ishte fejuar me Rick Salomon, një producent filmi.
Ata u martuan më vonë atë vit në ‘The Mirage’ në Las Vegas midis shfaqjeve të Anderson në një akt magjik.
Më pak se 10 javë më vonë, Anderson paraqiti divorcin. Në shkurt 2008, martesa u anulua zyrtarisht.
Në vitin 2013, Anderson përsëri vizitoi DeGeneres dhe zbuloi se ajo dhe Salomoni ishin “Friends with benefits”. Në vitin 2014, ylli i “Baywatch” njoftoi se ishte martuar edhe një herë me Salomonin në një datë të paspecifikuar.
Më vonë atë vit, Anderson përsëri paraqiti kërkesë për divorc, dhe ai u finalizua në 2015.
Jon Peters
Anderson u takua me Jon Peters tri dekada më parë sipas Hollywood Reporter.
52-vjeçarja i tha “Po” martesës me 74-vjeçarin, producentin Jon Peters – i njohur më së shumti për filmat: “Flashdance”, “Witches Of Eastwick” dhe “Batman” – gjatë një ceremonie private në Malibu të hënën.
“Ka vajza të bukura kudo. Mund të kem zgjedhjen time, por – për 35 vjet – kam kërkuar vetëm Pamelën”, i tha faqes producenti i filmit ”A Star Is Born”. “Ajo më bën të egër, në një mënyrë të mirë”, ka shtuar tutje 74-vjeçari.
Adil Rami
Në dy vitet e fundit Pamela ka qenë në lidhje me futbollistin Adil Rami, megjithëse ka pohuar se ishte mashtruar gjatë gjithë romancës me francezin.
“Dy vitet e fundit të jetës sime kanë qenë një gënjeshtër e madhe. Unë kam besuar se ishim në dashuri të madhe? Ai është sociopat”.
“Ai na gënjeu të gjithëve. Si është e mundur të kontrolloj dy zemra dhe mendje të femrave. Unë kam luftuar gjithmonë për të vërtetën dhe drejtësinë. Ky është makthi im më i keq. S’jam e lumtur, por e di të vërtetën”, shkroi ajo në postimin që ndau me ndjekësit, teksa zbulon se ishte tradhtuar nga Rami. /Telegrafi/
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj