U largova nga Britania për të shpëtuar nga shtypi toksik, thotë Princi Harry

23:52 | 26 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Prince Harry ka thënë se ai u tërhoq nga detyrat e tij mbretërore sepse shtypi “toksik” britanik kishte shkatërruar shëndetin e tij mendor, duke shtuar se ai nuk ishte larguar nga shërbimi publik.

Javën e kaluar, Pallati Mbretëror njoftoi se Prince Harry dhe Meghan Markle kishin bërë ndarjen e fundit me familjen mbretërore dhe se nuk do të ktheheshin më si anëtarë të saj të punës, transmeton portal arbresh.info

Harry, 36 vjeç dhe Meghan, 39 vjeç, dërguan valë tronditëse nëpër monarki në janar 2020 kur njoftuan qëllimin e tyre për t’u larguar nga detyrat mbretërore dhe të fillojnë një jetë të re përtej Atlantikut.

“Nuk do të largohesha kurrë. Të gjithë e dimë se si po vepronte shtypi britanik, dhe kjo po shkatërronte shëndetin tim mendor, prandaj bëra atë që do ta bënte çdo burrë, çdo baba, thjesht kisha nevojë ta largoja familjen nga aty”, tha Harry në një intervistë me James Corden, drejtues i “Late Late Shoë” në Shtetet e Bashkuara.

Para se të lëviznin në Kaliforni, çifti ishte ankuar për trajtimin e tabloideve britanikë ndaj Meghan, babai i së cilës është i bardhë dhe nëna është afro-amerikane, për disa prej të cilave ata thanë se ishin ngacmim ose racizëm.

Në fillim të këtij muaji, Meghan, arriti të fitojë gjyqin ndaj një tabloidi që kishte shkelur privatësinë e saj, duke publikuar letrën etre që ajo i shkroi babait të saj ndërsa muajin e kaluar Harry fitoi gjyqin kundër shpifjeve kundër të njëjtës letër mbi një histori që thoshte se ai i kishte kthyer shpinën ushtrisë.

Kritikët e çiftit, të cilët njoftuan këtë muaj se ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë, kanë thënë se ata janë të etur për publicitet, por vetëm me kushtet e tyre.

Harry gjithashtu zbuloi fjalën e parë të djalit të tij një vjeçar Archie ishte “krokodili” dhe tha që mbretëresha i kishte dërguar një makinë për të gatuar waffle si një dhuratë për Krishtlindje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme