U komentua për ndërhyrje plastike, Kaderi rrëfen të vërtetën

09:52 | 31 Janar 2024
K.B

Pas daljes së saj nga ‘BBVK’ Kaderi ka zhvilluar një sërë intervistash ku ka folur rreth marrëdhënies që krijoji brenda shtëpisë,momentet që ka kaluar atje, si e kanë pritur pasi doli prej formatit dhe kështu me rradhë.

Gjatë një interviste të zhvilluar mbrëmjen e djeshme ajo foli më tepër rreth operacioneve plastike dhe bëri një sqarim të gjerë për publikun.

‘Para 10 vitesh të gjithë kemi qenë ndryshe. Por e kam një ndërhyrje, përveç hundës asnjë tjetër ndërhyrje nuk kam dhe buzët pak filler.’

‘Ke një kundër përgjigje ndaj këtyre komenteve’- e pyeti moderatori: ‘Jo nuk kam asgjë por i falenderoj që më kanë postuar se të paktën më kanë parë si kam qenë atëherë dhe sesi jam tani.’ u shpreh tepër e buzëqeshur Kaderi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme