Google ADS

“U humba në një festë të Diddyt”, si qëndron e vërteta e këngës misterioze të Justin Bieber?

07:46 | 3 Tetor 2024
E.G

Një këngë misterioze që duket se këndohet nga Justin Bieber për ish-mentorin e tij P Diddy me tekstin “humba veten në një festë të Diddyt”, është bërë virale, por a është e vërtetë apo jo?

Kënga duket se ka bërë xhiron e parë në TikTok gjatë muajit prill dhe së fundmi ka ri-qarkulluar pas akuzave të bujshme të reperit P Diddy, shkruan TheTab.com.

P Diddy ishte ish-mentori i Justin Bieber, duke bërë që disa njerëz të mendojnë se kënga që përfshinte tekstin “humba veten në një festë të Diddyt” kishte të bënte me përvojat e tij me reperin.

Në tekst thuhet: “Humba veten në një festë të Diddyt, dhe nuk e dija se gjërat shkonin kështu. Rashë dakord për një Ferrari por kushtoi më shtrenjtë se shpirti im, nuk ia vlente për pasurinë dhe famën”.

Sidoqoftë, CBS News e analizoi këngën përmes mjeteve të shumta të Inteligjencës Artificiale si dhe duke folur me ekspertë të cilët e kanë konfirmuar se kënga është pothuajse me siguri tërësisht e krijuar nga Inteligjenca Artificiale.

Stephen Stah, bashkëthemelues i AI-Spy tha për CBS se beson se dikush i shkroi tekstet dhe melodinë, më pas i vendosi në një faqe interneti të AI-s dhe përdori një klon të zërit të Justin Bieber për ta krijuar këngën. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme