Google ADS

U hodh nga anija dhe më nuk e pa askush

12:18 | 10 Shtator 2018
Arbresh.info

Ylli gjerman, Daniel Kuebloboeck, është zhdukur pasi u hodh nga një anije lundrimi.

Një kërkim ka nisur për Daniel Kuebloboeck, i cili u hodh jashtë brigjeve të Newfoundland në Kanada, shkruan Sky News, transmeton lajmi.net.

Thuhet se ylli gjerman i pop-it, është zhdukur në brigjet e Kanadasë, pasi  të dielën u hodh nga anija e lundrimit.

Nga kompania e lundrimit kanë thënë se roja bregdetare ka nisur kërkimin për 33 vjeçarin.

Zëdhënsja e linjës së lundrimit, Aida Cruises, ka thënë për “Bild” se autoritetet kompetente lokale kanë incuar të gjitha operacionet e nevojshme të shpëtimit.

“Bild” po ashtu raportoi se këngëtari ishte nisur nga Hamburgu në Nju Jork.

Kujtojmë që Kuebloboeck fitoi famë si konkurrent në “Gjermania kërkon talent”, në vitin 2003. /Lajmi.net/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme