Për publikun shqiptar, Haluk Bilginer u bë i famshëm nga seriali i famshëm turk ‘Ezel’, ku ai luante rolin e Kenan Birkan.
Por së fundmi aktori i njohur është përfolur sërish nga mediat duke qenë se pas një ndarjeje 5-vjeçare, Bilginer është rimartuar me bashkëshorten e tij të parë, këngëtaren Askin Nur Yengi.
Çifti ishte ndarë në vitin 2012, kohë kur aktori Bilginer u dashura me aktoren Zerrin Tekindor, e njohur për rolin e Mademoiselle Deniz në serialin “Dashuri e ndaluar”. Por kjo lidhje përfundoi në muajin maj, kohë kur Bilginer iu rikthye ish-bashkëshortes së tij të parë.
Dyshja së bashku me vajzat e tyre udhëtuan drejt Miami-t në SHBA ku mësohet se 63-vjeçari i propozoi sërish për martesë këngëtares. Siç bëjnë të ditur mediat turke, çifti tashmë sërish i ri do të shijojë disa ditë pushimi në Bodrum të Turqisë dhe më pas do të kthehen në shtëpinë e tyre në Londër.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...