Aktori i njohur turk, Burak Ozcivit së fundmi ka udhëtuar drejt Libanit për disa arsye biznesi.
Gjatë qëndrimit të tij në këtë vend ai ka vizituar një qendër të njohur tregtare dhe aty është përballur me një situatë mjaft të vështirë.
Fansat e aktorit kishin marrë vesh që ai do të shkonte tek qendra tregtare dhe për të mos humbur mundësinë e një takimi ata kishin bllokuar të gjithë rrugën.
I vendosur në vështirësi Burak u detyrua të kalonte nëpërmjet një rruge dytësore, megjithatë as aty nuk i shpëtoi dot turmës.
Situata ka dalë jashtë kontrollit pasi të gjithë janë sulur drejt tij dhe për të normalizuar situatën është dashur ndërhyrja e forcave ushtarake.
Në videot e publikuara duket se fanset femra janë më të shumta dhe nuk kanë aspak faj.
Burak Ozcicit është në kulmet e karrierës dhe shpesh konsiderohet si një nga meshkujt më të bukur turq./iconstyle
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani