Ditën e djeshme Almeda Abazi së bashku me partnerin e saj Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë të një vogëlushi që vendosën ta quanin Efehan.
Bebushi ka ardhur në jetë në orën 5:12 të mëngjesit të djeshëm në një spital privat në Stamboll, me peshën 3 kilogramë e 285 gramë dhe gjatësi 50 centimetra.
Aktori turk për mediat e huaja është shprehur se është tepër i emocionuar: “Jam shumë i emocionuar dhe shumë i lodhur. Lindja zgjati shumë. Kam hyrë në sallë, por nuk e kisha menduar kaq të vështirë. E përgëzoj bashkëshorten time. Lindja normale nuk qenka aspak e lehtë. Dua t’i jap një medalje Almedës. Lindja zgjati 12 orë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj atë ndjesi.” Ndër të tjera ai është shprehur gjithashtu se të afërmit i thonë se djali i ngjan shumë.
“Të gjithë që e shikojnë thonë se më ngjan shumë. Tek pjesa e gojës i ngjan nënës, por pjesa sipër është kopje e imja. Edhe Almeda sa e mori në dorë ‘është kopja jote’ më tha. Do të shpërndajmë edhe foto së shpejti”, ka thënë Tolgahan, shkruan “Tv Klan”.
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...