Detaje të reja kanë dalë nga ndalimi i reperit të njohur Noizy, mbrëmjen e së mërkurës në Kosovë.
Mësohet se ai sapo kishte ardhur nga Zvicra, ku ka kaluar disa ditë pushimi me miqtë e tij si aktori Blerim Destani apo reperi Mozzik.
Në momentin, që ka kaluar në pikën kufitare, në Vermicë, sistemi kufitar ka treguar pasaportën e reperit me shenjë të kuqe.
Ndalimi i reperit ka ardhur pasi ai ka pasur një urdhëresë nga Gjykata. Ndërkohë, pista e parë ku dyshohet është sherri i fortë që Noizy ka pasur në vitin 2016 me reperin Cozman.
Më 13 shtator të vitit 2016, në parkingun para një hoteli në Prishtinë kishte ndodhur një përleshje mes dy prej grupeve më të mëdha të reperëve, ata të OTR-së nga Shqipëria dhe BabaStars nga Kosova.
Si pasojë e kësaj përleshje mbetën të lënduar disa persona, përfshirë këtu edhe Noizyn, i cili përfundoi në spital, ku iu hoq një plumb gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Ndërsa Visar Shala, i njohur në tregun e muzikës me nofkën ‘Skivi’, ishte vetëm dëshmitar në këtë proces gjyqësor.
Në atë kohë, Cozman pagoi një gjobë lidhur me këtë ngjarje, ndërsa Noizy u la i lirë. Mesa duket pas gjashtë viteve, policia ka shoqëruar Noizyn lidhur me sherrin e madh./abcnews.al
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt