Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka ka dalë para gjykatës këtë të diel. Ajo ka vendosur që Gjoka të qëndrojë në “arrest shtëpiak” pas arrestimit për shkak se u përfshi në një aksident me makinë në gjendje të dehur.
Aksidenti ndodhi në orët e para të së shtunës në zonën e Farkës në periferi të Tiranës. Këngëtari përfundoi në spital dhe nga analizat rezultoi se po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Nga rrjetet sociale u mësua se atë darkë, Gjoka kishte qenë nën shoqërinë e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.
Kjo është hera e dytë që këngëtari për shkak se kapet në timon në gjendje të dehur. Më 23 dhjetor 2019, Gjoka u arrestua i dehur në zonën e Freskut në periferi të Tiranës.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...