Benardi jeton në Tiranë që prej dy vjetësh. Ai ka lindur në Lezhë dhe më pas ka jetuar në Laç. Origjina e largët është nga Malësia e Shkodrës. Mamaja quhet Doloreza dhe punon si rrobaqepëse.
Babai quhet Ndue dhe është topograf, gjithashtu dhe Drejtor Mjedisi në Bashkinë e Kurbinit. Ka qenë oficer dhe pedagog në Shkollën e Bashkuar.Vëllai, Bledar është futbollist me Besëlidhjen e Lezhës gjithashtu punon si mësues fizikulture në një shkolle 9-vjeçare në Laç.
Ka pak kohë që është martuar, në korrik dhe kjo ka ndikuar që Benardi me të vëllain të shkëputen pak. Benardi është boksier gjithashtu studion në Institutin e Fizikulturës. Ai ka marrë pjesë në vidioklipe si model.
Ai ka bërë një aksident me makinë kur ka qenë në klasë të 9 dhe ditën e aksidentit ka patur ditëlindjen ku mbushte 15 vjeç.
Arsyeja e aksidentit ka qenë abuzimi me alkoolin.
Policia dhe njerëzit e tjerë që u gjenden aty pranë i kanë nxjerrë nga dritaret, atë bashkë me mikun e tij. Kjo ngjarje e mërziti familjen e atij dhe ai nuk mund t’ja lejonte më vetes që t’i shkaktonte familjes këtë mërzitje dhe kur pi tani mundohet të pijë pak ose të mos i japë më makinës.
Nuk është natyrë shumë e hedhur. Ai ka patur rreth 18 lidhje. Puthjen e parë e ka dhënë 15 vjeç. Ai e zbuloi talentin e tij për t’u bërë boksier pas aksidentit ku ai ndryshoi si njeri dhe u bë më i përkushtuar.
“Arsyeja që dua të futem në Big Brother është sepse dua të jem pjesë e atij formati. Dikush do më shohë dhe mund të më ofrojë një punë më të mirë. Se dhe ana ekonomike ndikon. Pra, mund të gjej gjëra të reja kur të dal, ose nëse e fitoj do të ishte shumë mirë, sepse do t’i plotësoja vetes disa gjëra që nuk mund t’i kem tani”, u shpreh ai.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...