Google ADS

Turqit të shqetësuar, Bereen dhe bashkëshorti i saj nuk i ndoqën rregullat për koronavirusin

20:23 | 15 Mars 2020
Arbresh Info

Beren Saat dhe bashkëshorti i saj Kenan Dogulu janë sot në vëmendje të mediave turke.

Beren Saat dhe bashkëshorti i saj Kenan Dogulu janë sot në vëmendje të mediave turke për shkak se nuk i janë përmbajtur rregullave për të parandaluar koronavirusin.

Mediat turke shkruajnë se aktorja dhe bashkëshorti i saj kanë shkuar me pushime disa ditë në Londër dhe janë kthyer, transmeton lapsi.Ndërkohë që pas rastit të parë me koronavirus të shfaqur në Turqi, ministri i Shëndetësisë kishte bërë thirrje që të kufizohet lëvizja.

Turqit janë të shqetësuar se çifti mund të jetë prekur nga koronavirusi pasi nuk e kanë zbatuar rregullin për të qëndruar 14 ditë të izoluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme