Tuna sjell disa poza atraktive nga pushimet në Afrikë, ndërsa zbulon se kënga e re lansohet sonte

11:56 | 30 Gusht 2023
E.H

Këngëtarja shqiptare, Tuna Sejdiu, po shijon pushimet prej disa ditësh në Afrikën Lindore.

Ajo me këtë rast nuk ka munguar me fotografi e video të ndryshme, duke sjell për fansat pamje të disa vendeve të mahnitshme.

Bukuroshja, e ndjekur nga mbi 600 mijë njerëz vetëm në Instagram, ka publikuar së fundmi disa imazhe në bikini.

Ajo është shfaqur nga Kuza Cave, ndërkohë që ka mahnitur me linjat e bujshme trupore.

Veç kësaj, artistja nga Shkupi u ka bërë me dije fansave se kënga e saj e re lansohet ditën e sotme (e mërkurë).

“Mezi po pres që ta ndaj këtë me juve. ‘Qa bone’ sot në 18:00”, ka shkruar ajo.

Ky projekt i Tunës duket të jetë realizuar atje dhe se do të pëlqehet nga publiku./telegrafi

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 𝗧𝗨𝗡𝗔 (@tunasejdi)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme