Google ADS

Tuna shfaqet tërheqëse nga pushimet afrikane

19:13 | 28 Gusht 2023
E.G

Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdi – Tuna, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në fund të sezonit veror.

Ajo ka zgjedhur kontinentin afrikan për të kaluar disa ditë të mira jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme.

Duke qenë shumë aktive në rrjetet sociale, këngëtarja nga Shkupi nuk heziton që të ndajë me ndjekësit fotografi apo video të ndryshme nga momentet e këndshme që po shijon atje.

Së fundmi, interpretuesja e hitit “Inati” publikoi disa imazhe të reja në llogarinë e saj zyrtare në Instagram nga Zanzibari.

Ajo ka pozuar e veshur me një fustan ngjyrë rozë me lule, teksa ka vënë në pah barkun e saj të tonifikuar.

Pëlqimet dhe komentet nuk kanë munguar përbri fotografisë, teksa shumica kanë qenë komplimente për linjat e saj të trupit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme