Tuna rrëfen komplikacionin në lindje!

08:38 | 17 Nëntor 2017
Arbresh.info

Altuna Sejdiu muaj më parë është bërë nënë për herë të parë.
Ajo ka sjell në jetë djalin që e ka pagëzuar me emrin, Tian.

Por, nuk ka shkuar çdo gjë mirë në lidhje me lindjen e “princit”, ku ka qenë vetë këngëtarja ka rrëfyer për momentet e vështira gjatë sjelljes në jetë të fëmijës që e ka me Patris Berishën.

Tuna përmes një seti fotografik të publikuar në rrjetin social Instagram ka rrëfyer për komplikimin tetë orësh gjatë lindjes.

Ajo ka thënë brenda tetë orëve kanë ndodhur gjëra që nuk i ishin paraparë në momentin që po përgatiteshin për lindjen e foshnjës.

Mesazhi i plotë i Tunës:

“Ky set fotografik së bashku me Norik Uka,lindi si ide nga eksperienca ime personale neper te cilen shume nena kanë kaluar, dhe jam e bindur qe nuk jam e vetme te ciles i deshtoi ‘plani i lindjes’ .Pas pergatitjeve 9 mujore per nje lindje spontane,strishat e Patrisit per te participuar ne prerjen e kerthizes, strishat e duos se fotografeve nga Shkupi,per te dokumentuar aktin me te rendesishem te jetes time ( Daaah ofc I would do that) , hypno – birth seancat online per nje lindje paqesore etj etj Kishim pergatitur gjithqka per nje moment si ky-Papritur u komplikua e gjithe situata brenda 8 oreve ndodhen gjera qe nuk i kishim parapare as unë e as mjekët qe po pergatiteshin per lindjen e bebës. Isha e frikesuar, e trishtuar e papergatitur.Aq me shume e vuajta muajt e pare, frustrimin e lindjes Cezariane dhe pengesat me te cilat ballafaqohesha.Sikur me deshtoi ndjesia me e bukur e memesise, lidhja e momentit te pare…
Nuk fola asnjehere per kete eksperience dhe nuk do kisha folur ne asnje nga intervistat qe me keni ftuar dhe qe nuk i kam pranuar per ceshtje privatsie ( me shume respekt ju falenderoj per ftesat cdo dite qe mi keni bere, u jam mirenjohese) – andaj vendosa ta mbaj ‘ekskluzivitet ‘ timin dhe te flas me foto’ dhe pak fjale.Per ju, nenat te cilat e keni perjetuar ose do ta perjetoni te njejtin emocion neper te cilin ne kemi kaluar …
Milk Bath Session me qumesht formule, meqe e dime qe eshte super veshtire laktacioni mbas nje intervenimi te tille( un isha kembengulese &me fat dhe ia dola) .Perderisa kemi femije te shendetshem eshte e parendesishme ne formule apo qumesht gjiri, cezariane apo lindje spontane… Dhe asgje nuk e mposhte ndjenjen e te qenit nene. Memesia eshte e veshtire dhe duhet te inkurajojme njera tjetren cdo dite”, ka shkruar Tuna.

https://www.instagram.com/p/BbkfxWuDUnI/?taken-by=tunasejdi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme