Tuna publikon prapaskenat e klipit të ri, kështu e quan veten ajo

17:50 | 30 Gusht 2018
Arbresh.info

Ka bërë rikthimin e fuqishëm në skenën muzikore.

 

Artistja nga Maqedonia, Tuna është rikthyer me projekt të ri pas dy vitesh të cilin e ka titulluar ‘Chonga’, shkruan lajmi net.

Kënga e saj u prit tejet mirë nga fansat që mbase ju ka munguar një projekt i tillë interesant i Tunës që deri më tani ka mbledhur 2 milionë klikime në Youtube.

Këngëtarja Sejdiu në llogarinë e saj Instagram ka publikuar prapaskenat e klipit e cila vjen tejet në formë.

“Kur Spielbergat shqiptar s’kanë konsiderata ndaj lodhjes divës.. Përvoja e bën t’veten”, “Kur Spielbergat shqiptar t’i dështojnë skenat e ti je e lumtur që t’paktën i ke dokumentu me foto”, është përshkrimi që ia ka vënë imazheve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme