Google ADS

Tuna publikon foton e ëmbël të djalit: “Jom dashuru n’ty”

16:31 | 19 Maj 2021
A. B.

Artistja e njohur nga Shkupi, Tuna ditë më parë është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo ka vendosur që periudhën e shtatzënisë ta mbajë të fshehur, gjë të cilën e arriti me shumë sukses, shkruan portali arbresh.info

Tuna sot ka publikuar një fotografi të fëmijës e cila tregoi se është e dashuruar në fëmijën e saj.

Në storien e saj në Instagram ka postuar imazhin derisa Zen shihet i veshur bukur me një kapele në kokë.

“Jom dashuru n’ty”, ka shkruar Tuna.

Kujtojmë se artistja dhe Patrisi nuk janë më në lidhje, por që ndajnë dy fëmijë së bashku. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme