Tuna dhe Cozman ishin çifti i dikurshëm që kishin dashuri të madhe nga publiku.
Ajo para disa muajve ka folur për karrierën dhe jetën e saj private.
E ndër të tjera është pyetur për lidhjen e saj të dikurshme me reperin Cozman, ku ajo flet për herë të parë.
“Vazhdoj të jem e lumtur duke reflektuar mbi veten, duke reflektuar mbi gjërat të cilat tash po i shijoj si një femër me shumë projekte dhe plane për të ardhmen” – shprehet Tuna.
E pyetur se si është raporti mes saj dhe Cozman ajo përgjigjet:
“Nuk dua të krijoj dramë nga këto gjëra pasi në fund të ditës publiku ka nevojë me ndëgju me pa dhe me shiju vetëm gjëra të bukura nga artistët”.
Vërejmë se Tuna nuk dëshiron as të ia përmend emrin reperit, shkruan Artistët Shqiptarë.
Ajo tashmë është bërë nënë dhe ka lënë prapa të kaluarën.
Tuna me bashkëshortin e saj Patrisin janë shumë të lumtur që pranë tyre kanë tashmë mrekullinë më të madhe që ua ka dhënë Zoti, djalin e tyre Tianin, shkruan Artistët Shqiptarë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...