Beatrix duket se po e përjeton shumë keq nominimin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ajo është përballë Donaldit dhe Einxhelit, të tre në nominim.
Sot, Beatrix ka nisur të qajë nga frika se në spektaklin e së premtes do të eleminiohet. Ajo me lot në sy ka përqafuar Arjolën dhe Monikën të cilat u munduan ta ngushëllonin.
Monika dhe Arjola i thanë se nuk do ikë asgjëkundi, por lotët e Beatrix tregonin se ajo ka bindjen që të premten do lërë shtëpinë. Ndoshta Trixa e ndjen.
View this post on Instagram
Nuk e dimë si e përjetojnë banorët brenda shtëpisë, pasi ata nuk kanë dijeni për reagimet e publikut jashtë. Ndoshta ata janë të vetëdijshëm për situatat personale.
Beatrix nuk ka qenë ndonjëherë në nominim dhe ky i radhës është vërtet shumë i fortë. Ndoshta i pamundur që ajo t’ia hedhë përballë Donaldit dhe Einxhelit.
Ka vetëm një mundësi që t’ia hedhë: Meridiani, ish banor i Big Brother VIP sot ka hedhur një status që thoshte se asnjëri prej tyre nuk do dalë. Nëse kjo do jetë e vërtetë atëherë produksioni është vërtet i demaskuar.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...