Ditët e fundit, një nga personat më të përfolur në showbizin shqiptar është padyshim biznesmeni Fatmir Hysenbelliu.
Pasi mori pjesë në një darkë bamirësie të organizuar nga aktorja dhe modelja e njohur Pamela Anderson, Hysebelliu u pa të dilte nga hoteli i Anderson dhe kaq mjaftoi që mediat të aludojnë për një romancë mes tyre.
Algen Nikolla, ish-banor i Big Brother dhe menaxher eventesh në Francë, i cili mendohet të jetë edhe “shkuesi” i shqiptarit dhe modeles, i ka hedhur të gjitha aludimet poshtë.
Në një lidhje direkte në Wake Up mëngjesin e sotëm, Nikolla shprehet: “Ka qenë thjesht një event bamirësie, ku unë ftova Fatmir Hysenbelliun, i cili ishte në tavolinë shumë pranë Pamela Anderson. Pastaj fjala nxori fjalën derisa u sajua kjo histori. Në evente të tilla, nëse ke para dhe je i ftuar, mund të qëllosh në tavolina pranë shumë personazheve të njohur!”.
Ndërkohë, as Hysenbelliu dhe as Anderson nuk kanë folur për këtë çështje.
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...