Tre milionë për më pak se 24 orë, kjo është e veçanta e klipit të ri të Dua Lipës

10:23 | 1 Shkurt 2020
A. B.

Dua Lipa dje publikoi projektin e ri muzikor.

Dua Lipa të premten publikoi këngën “Physical”, e cila është njëherësh kënga e parë e albumit të saj të ri.

Për këtë projekt, ajo ka punuar me shumë përkushtim bashkë me ekipin e saj, ndërsa erdhi me stil të viteve ’80-ta.

Kënga po pëlqehet shumë nga fansat, madje për më pak se 24 orë nga publikimi, ajo ka kaluar shifrën e tre milionë klikimeve në kanalin YouTube.

Ajo çfarë e bën të veçantë këtë projekt është fakti se në videoklip, Dua erdhi si kameleon, duke u shfaqur me nga një ngjyrë ndryshe në secilën nga skenat e klipit.

Dua Lipa ka njoftuar se albumi i saj i ri do të lansohet më 3 prill të këtij viti.

 

View this post on Instagram

 

we did a couple makeup changes @lisaeldridgemakeup … ?????❤️ #Physical

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme