Fansat e Khloe Kardashian kanë kërcënuar me vdekje Tristian Thompson, pasi ai tradhtoi të dashurën shtatzënë me disa femra.
Ndërkohë që 27 vjeçari nuk ka publikuar asgjë në rrjetet sociale që pasi qarkulluan lajmet e tradhtisë ndaj yllit të reality show, ndjekësit besnikë të 33 vjeçares kanë “shkatërruar” me komente postimet më të fundit të 27 vjeçarit.
Disa nga komentet shkruanin: “I uroj vdekje Tristian për atë që i bëri Khloe”; “Ti nuk e meriton të jetosh…i theve zemrën vajzës tënde para se t’ja thyente një djalë…nuk je një baba i mirë,”.
Përveç qindra kërcënimeve që ka marrë, basketbollisti është cilësuar gjithashtu si “burri më i urryer në Amerikë”.
Tristian Thompson u filmua në fundjavë duke puthur një vajzë, para se ta çonte atë në hotel. Ndërkohë një tjetër femër pretendon se është shtatzënë me fëmijën e tij pasi postoi një video seksi ku shfaqet ajo dhe sportisti. Një femër e tretë, Marie, gjithashtu pohoi se u puth me Tristian në një klub nate.
Pas lajmeve shokuese, TMZ raportoi se Khloe pati kontraktime të parakohshme dhe se ajo do ta lë Thompson të jetë aty me të kur ajo të sjellë në jetë fëmijën.TCH
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...