Aktori Tom Hanks ka zbuluar në emisionin e Jimmy Krimmel, se Jeff Bezos i ofroi atij një fluturim në hapësirë, por që ai e refuzoi për shkak të çmimit.
Prezantuesi e pyeti aktorin nëse ishte e vërtetë që miliarderi iu drejtua në lidhje me fluturimin në hapësirë para aktorit Ëilliam Shatner, transmeton portal arbresh.info
“Epo, po më ftoi, me idenë që të paguaja. Dhe duhet ta dini se një fluturim 12 minuta kushtonte 28 milionë dollarë. Jam mirë kështu, edhe pa paguar 28 milionë dollarë”, tha aktori.
“E dini, ne mund të simulojmë përvojën e të shkuarit në hapësirë tani. Është një fluturim që zgjat rreth 12 minuta? Të gjithë mund ta bëjmë atë në kolltukët tanë këtu,” tha Hanks përpara se të simulonte në mënyrë komike përvojën e fluturimit.
“Megjithatë, më aq para unë mund të blej një shtëpi”, shtoi ai.
Kimmel më vonë e pyeti Hanksin nëse do të konsideronte të hiptë në një fluturim hapësinor nëse do të ishte falas.
“Herë pas here do ta bëja vetëm për të përjetuar gëzim. Duke pretenduar të jem miliarder,” u përgjigj Hanks.
Edhe pse ai refuzoi ftesën e Bezos, ai konsiderohet të jetë ndër personazhet e famshëm që rezervoi bileta me vlerë deri në 250,000 dollarë për të qenë në turneun e parë të turistëve hapësinorë në anijen komerciale të Richard Branson “Virgin Galactic”./arbresh.info/
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...