Google ADS

Tom Hanks dhuron përsëri plazmën e tij pasi u shërua nga Covid-19

17:19 | 28 Maj 2020
A. B.

Aktori i famshëm, Tom Hanks po e bën një gjest madhështor për të ndihmuar në luftën ndaj coronavirusit.

63-vjeçari ndau një fotografi në Instagram nga udhëtimi i tij në zyrën e një mjeku të mërkurën për të dhuruar më shumë nga plazma e tij e gjakut, transmeton portali arbresh.info

“Plazma në 3, 1, 2 3, Hanx”, ai me entuziasëm pasqyroi një foto të një mjeku që mbante dy qese të plazmave të tij.

Kjo është hera e dytë në vetëm një muaj që ylli ka ndihmuar për të prekurit me COVID-19.

Në fund të prillit, fituesi i “Oscar” në mënyrë të ngjashme mori rrjetin social, Instagram për të ndarë me miliona ndjekës procesin e dhurimit.

Kujtojmë se aktori dhe gruaja e tij Rita Wilson, 63 -vjeçar, u diagnostikuan me virusin në mars, ndërsa Hanks po filmonte filmin e tij të ardhshëm në Australi, dhe dyshja kanë qenë të hapur për procesin e rimëkëmbjes që nga ajo kohë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme