Aktorët e njohur janë kthyer të lumtur në shtëpi pas 14 ditë karantinimi.
Tom Hanks dhe Rita Wilson u kthyen në Los Angeles nga Australia pasi u testuan pozitiv për koronavirus dhe u karantinuan për dy javë, shkruan People, transmeton portali arbresh.info
Çifti u fotografuan në Los Angeles, teksa Hanks po drejtonte makinën, ndërsa Wilson ishte ulur në ulësen e pasagjerëve ku po dukeshin tejet të lumtur.
Rikthimi i tyre në SHBA nga Australia, ku Hanks ishte për xhirime të projektit të ri filmik, vjen vetëm disa ditë pasi Hanks përmes një deklarate në Twitter tha se të dy po ndiheshin mië mirë.
“Hej, njerëz. Dy javë pas simptomave tona të para ndihemi më mirë, ”shkroi Hanks në një deklaratë të përbashkët me gruan e tij. Ata më pas u bënë thirrje fansave dhe ndjekësve të tyre të qëndrojnë në shtëpi dhe të izolohen, duke ua rikujtuar se ështv mënyra më efektive për të shmangur virusin, si dhe të ndihmojnë në ndalimin e përhapjes.
Kujtojmë se që nga diagnostikimi, Hanks herë pas herë ka njoftuar fansat për shëndetin e tij dhe të bashkëshortes përmes mediave sociale./arbresh.info/
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...