Tom Cruise do të martohet me një aktore 26 vjet më të re

17:58 | 24 Mars 2017
Arbresh.info

Aktori është dashuruar në 28-vjeçaren Vanessa Kirby,me të cilën luan në vazhdimin e gjashtë të filmit “Mission impossible”.

Qëkur para pesë vitesh ishte ndarë nga Katie Holmes, për jetën intime të Tom Cruise nuk kishte shumë informacione, ndërsa aktori duket se ka pritur të vërtetën dhe atë duke iu falënderuar xhirimit të vazhdimit të gjashtë të filmit “Mission impossible”, ku edhe përfundimisht njohu dashurinë e zemrës, transmeton KosovaPress.
“Daily Mail” shkruan se bëhet fjalë për aktoren Vanessa Kirby në të cilën 54-vjeçari Cruise ishte dashuruar derisa shikonte serinë “The Crown” dhe atëherë vendosi t’i ofrojë rolin për vazhdimin e gjashtë të “Mission impossible”. “Tomi tërësisht i pëlqeu aktrimi i Vanessa dhe ishte i magjepsur me mënyrën se si ajo luante princeshën Margareth në seri. Menjëherë kërkoi nga producenti që t’i bëjë ofertën Vanessa për një nga rolet kryesore në film”, thonë burime të afërta me aktorin. Po sipas këtyre burimeve, Cruise ka vendosur të martohet me Vanessa, sepse dëshiron të përmbushë dëshirën nënës së tij që ka vdekur kohë më parë, të cilës i premtoi se serish do të kurorëzohet.
vanesa

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme