Google ADS

Tjera imazhe ku J.Lo dhe Affleck shfaqen bashkë

22:35 | 2 Qershor 2021
Arbresh.info

Fotografitë e reja të Jennifer Lopez dhe Ben Affleck tashmë konfirmojnë se dyshja janë në lidhje.

Aktorët e famshëm hollivudianë janë fotografuar të përqafuar gjatë një daljeje të përbashkët në Hollywood.

Pas periudhës së përbashkët që kishin kaluar në Miami, dy yjet janë parë përsëri gjatë një daljeje në Los Angeles.

Affleck dhe Lopez kanë qenë në lidhje nga mesi i vitit 2002 deri në janar të vitit 2004 kur edhe ishin ndarë.

Ata ishin njoftuar në xhirimet e filmit “Gigli”, ndërsa asokohe madje edhe ishin të fejuar, ndërsa tash e kanë rikthyer romancën e tyre. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme