Jeta e këngëtares së njohur Tina Turner e meriton që të shkruhet në një libër ose të bëhet film. Padyshim që edhe vetë Tina e mendon këtë gjë.
Ylli i botës muzikore, ka ndarë disa sekrete të jetës së saj në librin “My Love Story”, duke përfshirë edhe tentimin për vetëvrasje, transmeton portali arbresh.info
Tina Turner konsiderohet të jetë një nga këngëtaret më të shquara të shekulli 21.
Revista e njohur Rolling Stone e ka renditur atë në vendin e 17-të në listën e 100 këngëtareve më të mëdha të të gjitha kohërave.
Megjithatë, rruga drejt suksesit është nën e hijen e një burri abuziv dhe një martese të dështuar.
Martesa e Tinës me me ish-bashkëshortin e saj Ike u rrënua nga dhuna. Çifti u takua kur Tina ishte 17 vjeç dhe Ike ishte 25 vjeç. Në atë kohë, ai luajti me grupin e tij dhe madje pati sukses. Të rinjëte e dashuruar u tërhoqën me njëri-tjetrin në bazë të pasionit të tyre të përbashkët që është muzika.
Më vonë, kur Tina po fillonte rrugën e saj të lavdishme, ajo u bë anëtare e grupi. Turner gjithnjë mendonte se Ike ishte më shumë i fiksuar pas karrierës së saj sesa pas marrëdhënieve të tyre.
Tina dhe Ike u martuan dhe e mirëpritën një djalë së bashku. Por as fëmija, as arritjet e saj në karrierë nuk mund ta ndalonin Ike që të abuzonin me gruan e tij. Ai ishte i fiksuar me Tinën.
“Ike kishte nevojë të më kontrollonte mua, ekonomikisht dhe psikologjikisht, kështuqë kurrë nuk mund të largohesha nga ai”, kujton Tina.
Pas disa viteve martesë të shkatërruar, Tina erdhi në pikën më kritike. Atëkohë ajo mendoi të vriste vetën.
Ajo konsumoi rreth 50 medikamente gjumi, në mënyrë që mos të zgjohej më kurrë.
“Në pikën më të ulët, mendova se vdekja është rruga e duhur”, kujton Tina në librin e saj.
Fatmirësisht, tentimi për vetëvrasje dështoi.
“Isha shumë e dëshpëruar kur u zgjova. Por u binda që unë isha zgjedhur që të mbijetoja”, shkruan ajo.
“Për mua, seksi me Ike kishte arritur në pikën kulmore, që ngjantë më shumë me një përdhunim, sidomos kur fillonte dhe përfundonte me të rrahura. Ajo që ishte e shëmtuar për ne, bëhej edhe më keq pas një të thithure të kokainës. Ai shkoi edhe më tutje, hodhi kafen e ngrohtë në fytyrën time, duke më dhënë djegie të shkallës së tretë. Shpesh herë edhe jam gjakosur nga shqelmat e tij”, shkruan Tina në librin “My Love Story”.
Tina e la burrin e saj abuziv në vitin 1976, kur kishte vetëm 36 cent në xhep.
Megjithatë, ajo nuk u pendua asnjëherë për këtë vendim.
Sot, Tina Turner vazhdon të mbetet një yll i njohur i botës së muzikës dhe është frymëzim për shumë gra./arbresh.info/
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek