Google ADS

“TIME” sjell listën me 100 njerëzit më me ndikim në botë për vitin 2017 (FOTO)

15:54 | 20 Prill 2017
Arbresh.info

Është bërë traditë tashmë që çdo vit, revista e njohur botërore “TIME” të sjell listën me njerëzit më me ndikim gjatë vitit nga të gjitha fushat.

Sigurisht që në listën e 2017-tës nuk mungon presidenti i SHBA-ve Donald Trump, bashkëshortja e tij Melania dhe vajza e tij Ivanka.

Në këtë listë u përfshinë ardhësit e parë si Chance The Rapper, Conor McGregor, Ivanka Trump e Jared Kushner.

Nga fusha e artit e muzikës, të famshmit më me ndikim dolën të jenë emrat e njohur si: Ed Sheeran, Demi Lovato, Emma Stone, James Corden dhe James Legend.

Ndërkohë nga fusha e sportit, i vetmi që zuri vend në këtë listë, ishte futbollisti i njohur i Barcelonës, Neymar.

Në botën e titanëve të teknologjisë dhe biznesit spikatën Evan Spiegel i Snapchat dhe Jeff Bezos nga Amazon.

Rexhep Taip Erdogan dhe Papa Françesku ishin gjithashtu pjesë e listës së njerëzve më me ndikim, të ranguar nga revista prestigjoze “TIME” për vitin 2017.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme