Sipas prestigjiozes ”TIME”, e famshmja, Kylie Jenner, reperi Kanye West, aktorja Busy Philipps dhe moderatori Mat Drudge janë në listën e njerëzve më me ndikim në internet.
Ndërsa personi me 53 milionë ndjekës në “Twitter” është Presidenti Donald J. Trump,transmeton ”Time” shkruan portali arbresh.info
Sipas “Time”, Kylie, 20 vjeç, tregoi influencën e saj në rrjete sociale, në shkurt kur ndau fotografinë e parë të foshnjës së sapolindur, Stormi në “Instagram”, duke lënë pas foton e shtatzënisë së Beyonce në vitin 2017, për t’u bërë imazhi më i pëlqyeshëm i postuar ndonjëherë në këtë platformë.
Ndërkohë, reperi Kayne, 41 vjeç, u kthye në “”Twitter në prill pas një mungese njëvjeçare dhe dukej se kishte ndryshuar mendimet e mëparshme, duke e quajtur presidentin Trump “vëllanë” e tij.
Megjithatë, kjo nuk ndikoi te 28 milionë ndjekësit e tij, pasi albumi i tij më i ri debutoi i pari në tabelën e “Billboard 200”. Aktorja Busy Philipps, 39 vjeç ka vetëm 1 milion ndjekës, por me sukses ka përçuar informacionet në rrjete sociale.
Moderatori i lajmeve, Matt Drudge u bë i fuqishëm pas çështjes Bill Clinton-Monica Lewinsky më 1998. “Time” rendit edhe presidentin Trump, për llogarinë e tij në “Twitter”, rrjet në të cilin ka mbi 53 milionë ndjekës.
Të tjerë që e përbëjnë këtë listë janë aktorja koreane BTS me 50 milionë ndjekës, vëllezërit Logan 23 vjeç dhe Jake Paul, 21 vjeç, të cilët kanë më shumë se 33 milionë abonentë në “YouTube”, 27 milionë në “Instagram” dhe 21 milionë në “Facebook”, aktivistët social, Shaun King, Eman Al Nafjan dhe studentët e Parklandit të Floridas, të cilët janë përpjekur për reformat e armëve. /arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit