E famshmja, Kylie Jenner, reperi Kanye West, aktorja Busy Philipps dhe moderatori Mat Drudge janë në listën e njerëzve më me ndikim nga “Time”.
Personi me 53 milionë ndjekës në “Twitter” është Presidenti Donald J. Trump, shkruan DailyMail.
Revista ka publikuar të enjten listën vjetore, pasi kishte shikuar kandidatët për ndikimin global në mediet sociale dhe aftësinë e tyre të përgjithshme për të transmetuar informacion.
Sipas “Time”, Kylie, 20 vjeç, tregoi influencën e saj në rrjete sociale, në shkurt kur ndau fotografinë e parë të foshnjës së sapolindur, Stormi në Instagram, duke lënë pas foton e shtatzënisë së Beyonce në vitin 2017, për t’u bërë imazhi më i pëlqyeshëm i postuar ndonjëherë në këtë platformë.
Ndërkohë, reperi Kayne, 41 vjeç, u kthye në Twitter në prill pas një mungese një vjeçare dhe dukej se kishte ndryshuar mendimet e mëparshme, duke e quajtur presidentin Trump ‘vëllain’ e tij.
Megjithatë, kjo nuk ndikoi tek 28 milionë ndjekësit e tij, pasi albumi i tij më i ri debutoi i pari në tabelën e “Billboard 200”.
Aktorja Busy Philipps, 39 vjeç ka vetëm1 milion ndjekës, por me sukses ka përçuar informacionet në rrjete sociale.
Komentatori i lajmeve, Matt Drudge u bë i fuqishëm pas çështjes Bill Clinton-Monica Lewinsky më 1998.
“Time” rendit edhe presidentin Trump, për llogarinë e tij në Twitter, rrjet në të cilin ka mbi 53 milionë ndjekës.
Të tjerë që e përbëjnë këtë listë janë aktorja koreane BTS me 50 milionë ndjekës, vëllëzërit Logan 23 vjeç dhe Jake Paul, 21 vjeç, të cilëtkanë më shumë se 33 milionë abonentë në YouTube, 27 milionë në Instagram dhe 21 milionë në Facebook, aktivistët social, Shaun King, Eman al0Nafjan dhe studentët e Parklandit të Floridas, të cilët janë përpjekur për reformat e armëve. /Lajmi.net/
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...