Ftesa për muzikantin serb, Goran Bregovic në Festën e Birrës në Korçë ka sjellë reagime të shumta.
E vazhdës së reagimeve iu bashkuan edhe Tifozat e Kombëtares Shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi”.
Ata përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook kërkuan nga Bashkia e Korçës që të tërhiqet nga agjenda e planifikuar për festivalin e birrës.
“Ne deri sot kemi marrë shumë kërkesa nga anëtarët tona nga gjitha trevat që të ndalojmë me trupat tanë paraqitjen e këngëtarit serb që motivonte paramilitarët serb me këngët e tij për të bërë masakra mbi popullatën civile në shumë qytete të Kosovës. Afro 2000 varreza janë të hapura pa varre në Kosovë sepse kriminelet i zhduken edhe trupat. Mbi 12.000 viktima lufte. Serbia asnjëherë nuk kërkoi falje. Pyesim Bashkinë e Korçës a ka mundur ndonjë artist shqiptar të performoj në ndonjë festival në Serbi? Përgjigja e vetme është JO. Për më tepër radiot në Serbi ndalojnë transmetimin e këngëve të Dua Lipës e Rita Ores vetëm se ato janë shqiptare. Prandaj para këtij racizmi shtetëror që i’u bëhet shqiptarëve nuk do ti mbyllim sytë. Në mënyrë që festivali të mbahet dhe të mos përfundoj ashtu si nuk duhet, ne edhe njëherë po e përserisim: TËRHIQENI Bregoviçin nga festivali i Korçës.Kjo është thirrja e fundit!” – thuhej në postimin e tyre.
Lajmi se ai do të performojë në Festën e Birrës në Korçë nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarët e Kosovës. Goran Bregovic konsiderohet si një nga artistët që ka frymëzuar masakrat e serbëve kundër Kosovës. /Gazeta Express/
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...