Google ADS

Tiffany Trump: Babai im “dëshiron” që të hajë McDonlads çdo natë në shtrat

00:16 | 7 Janar 2018
Trina Galanxhi

Vajza e Presidentit amerikan, Donald Trump, Tiffany tha për TMZ se babai i saj “dëshiron” që të hajë McDonalds  çdo natë në shtrat.

Tabloidi e pyeti të bijën e Trump në Los Angeles mbi dashurinë e tij për McDonalds, ndërsa përgjigjja e saj ishte se “ai do të dëshironte të bënte një gjë të tillë”, transmeton portali arbresh.info

Dashuria e Trump për McDonald është dokumentuar mirë.

Në mënyrë të vazhdueshme ai ka ngrënë ushqimin e shpejtë, madje është raportuar se edhe gjatë fushatës McDonlads ishte ushqimi i tij i preferuar.

Pyetja që TMZ bëri për të bijën e Trump, lidhet me librin “Fire and Fury”, i cili ka shpalosur një anë sekrete të Presidentit amerikan./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme