Rita Ora do të detyrohet të qëndroi 14 ditë në karantinë në një hotel në Australi, kur të nisin xhirimet e “The Voice of Australia”.
Këngëtarja 30 vjeçare, thuhet se do të niset në kontinentin australian muajin e ardhshëm për angazhimet e saj si njëra nga gjyqtaret e versionit australian të konkursit të këngëve, transmeton portali arbresh.info
Kjo vjen pasi pak kohë Rita u quajt ‘egoiste’ nga policia për thyerjen e rregullave anti-covid që bëri me organizimin e një feste të paligjshme në një restorant në Londër, me rastin e ditëlindjes së saj të 30-të.
Një burim i tha The Sun: “Është padyshim pak dhimbje por ajo e di se do të duhet ta bëjë këtë ashtu si të gjithë të tjerët”.
“Ajo është e ngazëllyer për të filluar punën në ‘The Voice’ por askush nuk do ta lejojë ta bëjë atë derisa të kryejë karantinën, kështu që është një nga ato gjëra”.
Kujtojmë se sot me 29 janar shfaqet për herë të parë në kinema filmi i shumëpritur britanik “Twist”, ku këngëtarja shqiptare luan një nga rolet kryesore. /arbresh.info/
Zyrtari amerikan pritet në takim nga Rama: Integrimi në BE, ...
Kader Kicaj publikon pamje nga festa e ditëlindjes
Bora vazhdon shkëlqimin, triumfon ndaj Yllit në kryeqytet
“Mos prek me dorë”, tensionohet situata mes Gjestit dhe Gert...
Zgjedhjet presidenciale në Rumani do të mbahen më 4 dhe 18 m...
Zyrtare: Real Madridi kompleton transferimin e parë për viti...