Edicioni i katërt i Big Brother VIP Albania erdhi me disa risi.
Në shtëpinë më të famshme ndodhen edhe gjashtë kuti me avantazhe, të cilat banorët mund t’i përfitojnë.
Gjatë spektaklit të parë të këtij sezoni, Ledion Liço, paralajmëroi se me hapjen e kutisë mund të vijë dhe një dënim.
Ka qenë G Bani, ai që theu i pari një nga këto kutitë e emergjencës, atë me vlerë 5000 euro.
“Ishalla ka penalizim kolektiv, për të gjithë. Imunitet nuk more se nuk desha, vajtje-ardhje…”, tha reperi pasi theu kutinë.
Ndërkohë pasi e lexoi zarfin, banorët e tjerë e pyetën se çfarë kishte të shkuar dhe ai u tha: “Sapo humbe të drejtën të fitosh çmimin e madh”.
Livia e pyet: “E ça i bie se do dalësh?”, e G-Bani: i përgjigjet: “Po”.
Më pas Rozana lexon përmbajtjen e plotë të zarfit:
“Ti sapo humbe të drejtën për të fituar 100 mijë euro të çmimit të madh në rast se do të jesh ti fituesi i çmimit të madh”. /Telegrafi/
@topchanneltvalbania“Ti nuk mund ta fitosh çmimin e madh”/ G Bani thyen një nga kutitë e emergjencës
Si arriti Vinicius të bëhej lojtari më i paguar i Real Madri...
Hungaria humb fonde të BE-së në vlerë të 1 miliard eurove
Sara-Fitimit: Provoje humorin se loja me pëlqimin për mua nu...
Aktiviteti filantropik i ish-Presidentit Carter
Kryefjala e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe momentet më qeshara...
Deri në 40 minuta pritjet për dalje nga Kosova te Dheu i Bar...