Duket se marrëdhënia e Donaldit me Beatrix duket se po kalon një krizë e cila sa vjen dhe thellohet akoma më shumë.
Kjo gjë është vënë re edhe pasditen e sotme, gjatë diskutimit të çiftit me njeri-tjetrin. Ata ishin duke biseduar ne divanet e sallonit dhe duke qëndruar pranë, megjithatë, Donaldi dukej i pavëmendshëm dhe i papëqëndruar në bisedë.
Beatrix e vuri re këtë gjë, dhe menjëherë ja vendosi në dukje.
Ajo e pyeti Donaldin se pse po shikon dritat e tavanit, ndërkohë që ky i fundit përgjigjet duke i thënë se po mendon për botën jashtë.
“Pse rri shikon dritat e tavanit, kot. Ça mendon? Për çfarë po mendon?”
“Po mendoj për botën jashtë.”
“Çfarë po mendon për botën jashtë?”
“Po mendoj se çfarë do të bëj kur të dal nga këtu.”
“Çfarë do të bësh kur të dalësh? Po unë këtu si pemë, faleminderit për mirëkuptimin.”
Ky diskutim duket se e ka mërzitur Trixën, gjë që e bëri të largohej nga krahët e Donaldit.
“Pse mendon për botën jashtë kur më ke mua këtu brenda, gjithë ky yll. Ik rri mendo për botën tënde jashtë, unë kam botën time këtu brenda momentalisht”, i tha ajo dhe u largua.
Ndërkohë, një konflikt tjetër ka ndodhur gjatë provës javore, ku ata duhet të mbajnë njeri-tjetrin në shpinë të përqafuar.
Por këtë radhë prova ka dështuar për faktin se Beatrix ra nga shpina e Donaldit. Teksa asnjëri nuk pranoi të merrte përgjegjësinë për humbjen, Donaldi u nevrikos me partneren.
Kjo e fundit e mori me sportivitet. “Mirë të bëhet, do rrish pa bukë. U mërzita tani”, iu drejtua ajo Donaldit.
“Mos na lodh kot. U mërzite ti tani”, ia ktheu Donaldi. Më pas ai vijoi duke rregulluar rrobat në raft, ndërsa Beatrix qeshte.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...