Së fundmi reperi The Weeknd ka vendosur të dhurojë 300 mijë dollarë për shpërthimin e ndodhur në Bejrut, Liban përmes “Global Aid” – atë që njihet si fondi i ndihmës në Liban.
Menaxheri i tij, Wassim Slaiby bëri njoftimin në Instagram duke shkruar “Dua të falënderoj vëllain tim The Weeknd për aktin e tij bujar duke dhuruar 300,000 dollarë në fushatën ‘Global Aid’ për Libanin”.Slaiby, i cili është libanez-kanadez, lindi në Liban gjithashtu falënderoi Michael Rapinon, CEO-n e “Live Nation Entertainment”, për dhurimin e 50 mijë dollarëve në fondin e ndihmës.“Jam shumë i nderuar dhe i përulur për të punuar me artistët që kanë një kujdes kaq të thellë për botën”, shtoi ai. “Dhe tani për vëllezërit dhe motrat tona në Liban që janë në dhimbje dhe kanë nevojë për ndihmën tonë kolektive”, shtoi tutje.Menaxheri dhe Drejtori i Përgjithshëm i “XO Record Label”, gjithashtu menaxhon emrat e njohur si: French Montana, Belly, Massari dhe Sabrina Claudio.i vazhdoi të inkurajojë fansat të dhurojnë atë që munden, duke shkruar: “Jepni atë që mundeni dhe shperndaheni foton sa më shumë në mënyrë që bota të mblidhet për të ndihmuar Libanin nga kjo tragjedi shkatërrimtare”./lapsi/
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...