“The Sun” shkruan për babain tërheqës të Dua Lipës

01:35 | 26 Qershor 2020
Trina Galanxhi

Dukagjin Lipa është zyrtarisht një nga baballarët më seksi në Britaninë e Madhe.

Prestigjiozja “The Sun” e ka futur atë në një listë me babain e këngëtares Perrie Edwards, atë të Holly Willoughby, modeles Molly-Mae Hague dhe të Heidi Klum.

Në artikullin dedikuar baballarëve të famshëm më të pamshëm, babai i Dua Lipës është cilësuar si një mashkull me tipare shumë tërheqëse.

“Babai i Dua Lipës është ‘më i nxehtë se fe rri’”, shkruan gazeta britanike teksa i referohet këngës hit të saj, “Hotter than hell”. Dukagjin është vlerësuar edhe për mënyrën ideale të të menaxhuarit të karrierës së vajzës së tij./lexo/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme