“The Sun” hedh dritë mbi arsyet e zënkës së Dua Lipës me Rita Orën

22:04 | 19 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Rita Ora dhe Dua Lipa janë dy nga artistet shqiptare më të famshme në botë .Ato kanë shkuar në të njëjtën shkollë kur ishin të vogla, kanë të njëjtët miq të famshëm dhe familjet e tyre e njohin njëra tjetrën që nga Kosova.

Gazeta Britanike “The Sun”, ka publikuar një artikull i cili përpiqet të hedh dritë mbi arsyen se pse dy këngëtaret që kanë kaq shumë të përbashkëta, nuk flasin me njëra tjetrën

Rita dhe Dua asnjëherë nuk e kanë përkrahur publikisht njëra tjetrën.

Në fakt, të afërm të dyshes kanë dhënë informacion se vajzat janë përfshirë në një konflikt familjar, pasi Dua nisi të debutonte në skenë dhe po tentonte të hynte në industri. Thuhet se ajo u shmang nga motra e Ritës, Elena, e cila punon për një kompani muzikore, me frikën se Dua do i vidhte kurorën Ritës. Të paktën kështu shkrun “The Sun”.

E pyetur për Ritën në një intervistë, Dua me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë ishte përgjigjur me shumë diplomaci: “Prindërit tanë e njohin njëri tjetrin, ndërsa unë pak a shumë e njoh motrën e saj”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme