Google ADS

The Sun flet për Era Istrefin, ja se çfarë thotë

18:19 | 15 Korrik 2018
Arbresh.info

Këngëtarja kosovare, Era Istrefi ka shënuar edhe një tjetër sukses të madh.

 

Duke u bërë zëri i himnit të Botërorit dhe duke performuar pranë Will Smith dhe Nicky Jam, emri i saj ka arritur të dëgjohet kudo akoma më shumë dhe suskeset e saj tani pritet të zgjërohen akoma më shumë, transmeton lajmi.net.

Për të tani po shkruajnë mediat ndërkombëtare për të dytën herë pasi Era Istrefi e njohur nëpër botë ishte edhe me suksesin e këngës ‘Bon bon’.

Era Istrefi shpërtheu në skenën ndërkombëtare pata dy vitesh dhe ylli në ngritje do të bëjë performancën më të madhe në karrierë deri më tani – e nis The Sun shkrimin për këngëtaren shqiptare.

24-vjeçarja u bë e njohur ndërkombëtarisht me këngën e saj “BonBon”, suksesi i të cilës bëri që ajo të nënshkruante me Sony dhe Ultra Music brenda një muaji, u tha ndër të tjera në artikullin në fjalë.

Në shkrimin e The Sun poashtu është përmendur se këngëtarja kosovare ka lindur në Prishtinë dhe është vajza e këngëtaret Syzana Tahirsylaj dhe gazetarit Nezir Istrefi.

Ndryshe Era bëri një performancë të mahnitshme në finalen e Botërorit ku aktualisht po zhvillohet ndeshja finale ndërmet përfaqësueses së Francës dhe asaj të Kroacisë dhe aktualisht rezultati është 3:1.

 

Era Istrefi flet pas performancës në finalen e Kupës së Botës

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme