Google ADS

“The Eras Tour”, Taylor Swift njofton botimin e librit të saj të parë

13:17 | 16 Tetor 2024
R J

Taylor Swift ka njoftuar përmes një postimi në Instagram publikimin e një libri për “The Eras Tour”.

Libri “Taylor Swift: Eras Tour” do të dalë më 29 nëntor dhe do të shfaqë turneun që u zhvillua në pesë kontinente me mbi 100 koncerte.

Libri i parë zyrtar i këngëtares me 256 faqe do të përmbajë më shumë se 500 foto nga prapaskenat e turneut, performancat e yllit të pop-it, si dhe foto ekskluzive të provave, së bashku me reflektimet e saj personale mbi përvojën.

“Ky është nderimi zyrtar për turneun më të mrekullueshëm të jetës sime, turneun tim të preferuar Eras”, tha Taylor Swift për librin. “Faleminderit fansave që erdhën në këto koncerte. Ju ishit ata që e bëtë Eras Tour atë që ishte”, shtoi ajo. Në të njëjtën kohë, këngëtarja do të publikojë albumin “The Tortured Poets Department: The Antology” në vinyl dhe CD.

Taylor Swift shkroi për publikimet e ardhshme në llogarinë e saj personale në Instagram: “Ne po fillojmë pjesën e fundit të Eras Tour këtë javë, gjë që unë mendoj se është e pabesueshme. Ky turne ishte përvoja më e mahnitshme dhe e dija se doja të nderoja kujtimet në një mënyrë të veçantë. Në fakt, në dy mënyra. Jam e emocionuar të njoftoj botimin e librit zyrtar të Eras Tour të mbushur me mendimet e mia personale dhe të gjitha kujtimet magjike që keni krijuar .

Turneu Eras filloi më 17 mars 2023 në Glendale, Arizona dhe do të përfundojë në Vankuver më 8 dhjetor./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Taylor Swift (@taylorswift)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme