Luvri, që është muzeu më i vizituar në botë, ka thyer rekord të ri, krejt për shkak të Jay Z dhe Beyonces.
Çifti realizuan videoklipin e projetit “Apeshit” në muzeun e famshëm në Paris, që u vizitua plot 10.2 milionë herë në vitin 2018.
Ky numër shënon rritje 25 për qind të vizitorëve, duke mposhtur rekordin e mëparshëm prej 9.7 milionë vizitorëve në vitin 2012.
Sipas The Guardian, është numri më i madh i vizitorëve ky për muzeun e këtij lloji, para Muzeut Kombëtar në Kinë dhe Muzeut Metropolitan të Artit në Nju Jork.
https://twitter.com/MuseeLouvre/status/1080732997702295552?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1080732997702295552&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fbeyonce-dhe-jay-z-ndihmuan-muzeun-e-luvrit-qe-te-thyeje-rekordin-e-vizitoreve%2F
Numri më i madh i vizitorëve të huaj ishte nga SHBA-të dhe Kina.
Luvri po ashtu arriti të atraktojë vizitorë të rinj, me më shumë se 50 për qind të tyre nën moshën 30 vjeçare.
Rritja e vizitorëve të rinj i atribuohet videoklipit “Apehsit” që u shikua 150 milionë herë në YouTube.
Në videoklip të këngës nga albumi “Everything is Love” shfaqen disa prej punëve më të famshme të muzeut, përfshirë edhe Mona Lisa. /Telegrafi/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit