Tatler, një revistë britanike, publikoi disa informacione në lidhje me mënyrën si Kate Middleton po përballon situatën e tanishme, që mesa duket, sipas revistës, është tepër e ngarkuar për shkak të largimit të princit Harry dhe Meghan Markle.
Sipas Tatler, dukesha, e cila shfaqet në kopertinën e tyre, po përballet me shumë përgjegjësi. “William dhe Catherine dëshironin të shpenzonin më shumë kohë me fëmijët, por duka dhe dukesha e Sussex-it ua vështirësuan punën,” tha një burim i brendshëm për revistën. “Përgjegjësitë e tyre janë më të mëdha tani”.
Një burim, mik i Kate, thotë se dukesha “është e zemëruar për gjithë ngarkesën e punës”, duke shtuar se “sigurisht që duket e buzëqeshur dhe e veshur mirë, por kjo nuk është ajo çfarë ajo do. Ndihet e rraskapitur dhe e bllokuar.”
Pallati Mbretëror rrallë u përgjigjet artikujve të gazetave dhe revistave, por lëshoi një deklaratë ku thekson se “artikulli i Tatler përmban pasaktësi dhe informacione të rreme”./aktuale/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...