Pavarësisht atyre që u thanë, modelja e Victoria’s Secret, Adriana Lima, është akoma në lidhje me të dashurin e saj turk, Metin Hara.
Çifti është parë në Miami duke shijuar një drekë së bashku me dy bijat e modeles, Sienna (5) dhe Valentina Lima Jaricc (8).
“Nuk binin shumë në sy, madje as të ftuarit aty nuk e kuptuan se Adriana Lima ishte aty”, ka thënë një burim.
Lima dhe aktori Hara janë në lidhje dashurie qysh nga vera e këtij viti, transmeton Klan Kosova.
Por kur ai u pyet së fundmi lidhur me lidhjen e dashurisë me modelen e famshme në Aeroportin Atatürk në Stamboll, ai tha se “nuk është i famshëm”.
Në ndërkohë, Lima kohë më parë ka qenë e martuar me yllin e NBA, Marko Jarićc për pesë vjet.
Çifti u nda në vitin 2014 e ku në një deklaratë të përbashkët thanë se janë mirënjohës që janë prindër të dy vajzave të reja të jashtëzakonshme dhe se do të vazhdojnë t’i rrisin bashkë ani pse po ndahen./klan kosova
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...