Këngëtarja e njohur Teuta Selimi është shumë e angazhuar gjatë verës me koncerte, ahengje e dasma të ndryshme.
Ajo ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë një projekt të ri muzikor, në bashkëpunim me rap-artistin, Agon Amiga.
Ndërkohë, Teuta është shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi të reja në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, në të cilat vjen mjaft tërheqëse.
https://instagram.com/p/Bl5cztTFgKB/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control
Ajo ka pozuar para aparatit të fotografit Veton Osmani, ndërsa ka rrëmbyer vëmendjen e fansave me dukjen e saj.
https://www.instagram.com/p/Bl59p7QlxYf/?taken-by=teutaselimi_
Teuta është nënë e dy fëmijëve, teksa pavarësisht moshës ajo vazhdon të qëndrojë në top formë, duke u shquar si njëra ndër nënat më atraktive të estradës.
“Lej lej” mban titullin kënga që ajo dhe Agon Amiga do ta lansojnë së bashku në pak ditë.
https://instagram.com/p/BlYCbAslPtw/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control
Autostrada Prishtinë-Gjilan, Aliu: Kemi pengesa të vazhduesh...
Veliaj: Tirana po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tur...
Xheneta tregon ngjarje kur punonte në hotel: Çka s’kam pa, a...
Aliu thotë se ende s’ka marrë informacion zyrtar për hetimet...
Krasniqi: Nuk ka asnjë arsye që ura e Ibrit të vazhdojë të j...
“I falen Allahut 5 herë në ditë dhe nuk paguajnë sigurimet s...