Tërhiqet shorti për Eurovision, ja kur do të këndojë Albina Kelmendi

09:49 | 1 Shkurt 2023
K.B

Natën e mbrëmshme është bërë tërheqja e shortit për dy gjysmëfinalet e Eurovisionit, që do të zhvillohet këtë vit në Liverpool të Britanisë së Madhe.

Sipas shortit, Shqipëria, e cila do të përfaqësohet nga këngëtarja kosovare, Albina Kelmendi, me këngën “Duje”, do të këndojë në gjysmëfinalen e dytë, më 11 maj

Shqipëria do të jetë në gjysmëfinale me Armeninë, Qipron, Danimarkën, Estonin, Greqinë, Islandën, Rumaninë, Australinë, Austrinë, Gjeorgjinë, Lituaninë, Poloninë, San Marinon dhe Slloveninë.

Kujtojmë se Eurovisioni do të mbahet më 9, 11 dhe 13 maj, në Liverpool, fituese e vitit të kaluar ishte Ukraina me grupin “Kalush Orchestra”, por për shkak të situatës në Ukrainë është vendosur që organizimin e Festivalit ta bëjë vendi i dytë, e që ishte Britania e Madhe.

Ndërsa vitin e kaluar Shqipëria u përfaqsua nga Ronela Hajati, por që nuk arriti të kualifikohej në finale. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme