Vdekja e Michael Jacksonit është etiketuar sërish si një mashtrim, përmes publikimit të disa të dhënave që pohojnë se Mbreti i muzikës pop është gjallë.
Të mërkurën e kaluar (29 gusht), muzikanti i famshëm do të mbushte 60 vjet, ashtu që fansat u grumbulluan për ta nderuar atë.
Jackson ndërroi jetë më 25 qershor 2009, si pasojë e mbidozës nga barnat në shtëpinë e tij në Los Angeles.
Mirëpo, shpeshherë është ngritur dyshimi se vdekja e tij është një mashtrim, siç ndodh rëndom me yjet e mëdha botërore.
Daily Star Online ka publikuar disa teori që janë bazuar në disa të dhëna të grumbulluara gjatë këtij viti që konsiderohen si “dëshmi” se ai është gjallë.
Ditë më parë është publikuar një video që tregonte së në bazë të të dhënave të tij, Jacksonit i është vënë emri i mesëm ‘Joe’, sipas babait të tij. Por, në certifikatën e tij të vdekjes është përdorur emri i plotë ‘Joseph’.
Përdoruesit e Twitterit kanë kontaktuar me motrën e tij, La Toya, duke e pyetur për emrin e vërtetë të tij. Ajo kishte konfirmuar se emri i tij ishte Michael Joe Jackson, mirëpo më pas postimi është fshirë.
Tre muaj para kësaj, teoritë konspirative ishin përhapur lidhur me një këngë të Janet Jackson të publikuar në vitin 2015.
Derisa e dëgjonte këngën “The Great Forever”, një person kishte dëgjuar një zë të njohur. Më pas e kishte vënë në një video-editues dhe e kishte ngadalësuar, për të kuptuar se ishte “zëri i Michael”.
“Nuk jam i kënaqur me atë që po gërmoni, jam i zënë duke jetuar jetën time”, ishte vargu që thuhet se e ka kënduar i ndjeri Jackson.
Në dhjetor të vitit 2017 ishte publikuar një tjetër video, sipas të cilës, Mbreti i muzikës pop kishte marrë pjesë i maskuar në martesën e nipit të tij. Në prapavijë ishte parë një burrë jo shumë larg fëmijëve të tij, Prince dhe Paris.
Sipas fansave, personi në prapavijë ishte i ngjashëm me karakterin që Michael e ka luajtur në filmin e shkurtër të vitit 1996, me titull “Ghosts”.
Në muajin qershor, truproja e Jackson i kishte përgënjeshtruar të gjitha raportimet se muzikanti është akoma gjallë.
Në një intervistë për Daily Star Online, Matt Fiddes kishte theksuar se këto teori konspirative janë shumë të dëmshme për fëmijët e këngëtarit, pasi u japin atyre ide të paqena. Ai i ka etiketuar si ‘të sëmura’ dhe ‘pikëlluese’ spekulimet se Jackson është gjallë.
Sido që të jetë, duke ndërtuar një mister të madh prapa jetës së tij, vet Michael ka ndikuar që fansat të mos e besojnë as vdekjen e tij.
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?